Ka nisur protesta para bashkisë së Vlorës nga qytetarët, pasi prej katër ditësh kanë mungesë të furnizimit me ujë.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se kanë nisur dhe përplasjet e para në ambientet e jashtëm të bashkisë.

Banorët e revoltuar kërkojnë të hyjnë në bashki me bidona në duar, duke sharë dhe ofenduar.

“Hapeni derën, ose do e thyejmë! Duam ujë”, dëgjohen të thonë banorët, teksa përplasen me policinë.

“Me dorë mos prek! Mos prek me dore, hiqe dorën”, i thotë një nga efektivët qytetares, e cila përgjigjet duke thënë “Me popullin mos u merrni”.

Banorët thonë se mungesa e uji sjell edhe epidemi.