Astrologët kanë nxjerrë një listë që ka habitur shumë njerëz: disa shenja të zodiakut thjesht nuk kanë asnjë shans të funksionojnë bashkë, sado të përpiqen.
Më poshtë janë çiftet më të papajtueshme, sipas karakteristikave të tyre astrologjike, dhe surprizat janë të mëdha.
Dashi – Gaforrja
Dashi është energjik, impulsiv dhe i etur për aventura, ndërsa Gaforrja është e qetë, emocionale dhe dyshuese. Dashi kërkon pasion të menjëhershëm, ndërsa Gaforrja ka nevojë për kohë, ngrohtësi dhe siguri. Përpara se Gaforrja të hapet, Dashi zakonisht është larguar duke menduar se interesi nuk është i ndërsjellë.
Demi – Ujori
Demi është simbol i stabilitetit, romantik dhe i përkushtuar. Ujori është shpirt i lirë, i paparashikueshëm dhe gjithmonë në kërkim të diçkaje të re. Ndërsa Demi gjen qetësi te rutina, Ujori mërzitet shpejt dhe ka nevojë për stimul të vazhdueshëm. Të dy kërkojnë gjëra krejt të ndryshme, prandaj përplasen shpesh.
Binjakët – Akrepi
Binjakët janë të lirë në mendime dhe ndryshojnë shpesh qëndrim, ndërsa Akrepi kërkon siguri absolute dhe pozicione të qarta. Ndryshimet e Binjakëve i duken Akrepit të pasigurta, madje shqetësuese. Ndërkohë, Binjakët ndihen të kufizuar nga intensiteti i Akrepit. Dy botë krejt të ndryshme.
Luani – Peshqit
Luani kërkon vëmendje, adhurim dhe përkushtim të plotë. Peshqit ofrojnë dashuri për të gjithë, me empati të pafund. Luani dëshiron të jetë qendra e botës së partnerit të tij, ndërsa Peshqit ndajnë emocionet me të gjithë rreth tyre. Pikërisht këtu fillon konflikti.
Virgjëresha – Peshorja
Virgjëresha është praktike dhe tokësore, ndërsa Peshorja jeton me kokën në re, e udhëhequr nga shpresa dhe romantizmi. Për Virgjëreshën, optimizmi i Peshoreve shpesh duket naiv; për Peshoren, realizmi i Virgjëreshës duket i ftohtë. Dy ritme krejt të ndryshme.
Bricjapi – Shigjetari
Bricjapi është ambicioz, i rregullt dhe serioz, ndërsa Shigjetari është aventurier, i lirë dhe plot spontanitet.
Shigjetari beson se jeta duhet shijuar në moment, ndërsa Bricjapi pret plan, disiplinë dhe stabilitet. Këto dy botë përplasen menjëherë.
Astrologët thonë se këto kombinime janë ndër më të vështirat për t’u bërë bashkë, por sigurisht, dashuria nuk njeh rregulla./TAR




















