Një deklaratë e presidentit amerikan Donald Trump vjen në orët e fundit, pas një mbledhjeje të zhvilluar në Zyrën Ovale, ku ai u ndal te situata në Iran.
Trump tha se është informuar se vrasjet në Iran janë ndalur dhe se nuk ka plane për ekzekutime.
“Jemi informuar mjaft qartë se vrasjet në Iran po ndalojnë dhe se nuk ka asnjë plan për ekzekutime”, deklaroi Donald Trump, duke theksuar se kjo çështje ka qenë shumë e diskutuar ditët e fundit.
Ai shtoi se dita e sotme ishte përmendur si momenti kur pritej të nisnin ekzekutimet, duke paralajmëruar se çdo zhvillim ndryshe do të ishte zhgënjyes për të.
“Sot duhej të ishte dita e ekzekutimeve”, shtoi Trump, duke sqaruar se do të ishte shumë i zhgënjyer nëse ky informacion nuk do të rezultonte i vërtetë.




















