Sot në orën 10:00 Kuvendi do të mbajë seancë plenare ku në fokus janë akti normativ për buxhetin e vitit 2025 dhe ndryshimet në Kodin Penal.

Akti normativ nr. 11 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024” i dhjetorit 2025 u miratua më 20 janar nga Komisioni i Ligjeve. Në të u kaluan 15 miliardë lekë në skemën e pensioneve, 2 miliardë lekë për bujqësinë, 1.8 miliardë lekë shtesë për shëndetësinë që do të përdoren për furnizimin e qendrave spitalore me barna dhe 1.2 miliardë lekë për detyrimet e papaguara të bashkive.

Ndërsa rishikimi i Kodit Penal dekrimininalizon shpifjen dhe parashikon mbrojtje për gazetarët duke dënuar ata që i kërcënojnë ose dhunojnë.
Në ndryshime përfshihet edhe ashpërsimi i dënimeve për ndërtimet e paligjshme, zjarrëvnie dhe parkimin dysh, ku për këtë të fundit parashikohet dënim me 1 vit burg në rast se bllokohen korsitë e emergjencës.

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare të datës 27.1.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 19.1.2026.

3. Akti normativ nr. 11, datë 19.12.2025 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar.

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për bashkëpunimin strategjik në kujdesin shëndetësor, energjinë, mjedisin, industrinë e sigurisë dhe mbrojtjes, menaxhimin e migracionit, arsimin, inovacionin, diasporën, transformimin ekonomik dhe rritjen inteligjente”.

5. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Traktatin për Pronësinë Intelektuale, Burimet Gjenetike dhe Njohuritë Tradicionale të Lidhura me To, bërë në Gjenevë, më 24 maj 2024”.

6. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 5/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për aspektet tregtare të të drejtave të pronësisë intelektuale”.

7. Projektligji “Për ratifikimin e vendimit nr. 6/2024 të Komitetit të Përbashkët të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore “Për lehtësimin e tregtisë së shërbimeve të ofruara nga agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë””.

8. Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin për ndalimin e tregtisë së paligjshme në produktet e duhanit”.