Rreth 5 mijë persona kanë protestuar në Milano kundër zhvillimit të Lojërave Olimpike Dimërore, ceremonia hapëse e së cilës u mbajt të enjten.

Në protesta morën pjesë aktivistë nga qendra sociale, grupet studentore, shoqatat për të drejtat e strehimit, sindikatat bazë dhe lëvizjet politike që gjenden jashtë parlamentit.

Marshimi u hap me disa pankarta ku dënohej prerja e pemëve, në disa zona ku do zhvillohen lojërat, shkruan La Reppublica.

Në Via Monpiani, disa nga protestuesit kishin banderolë me mbishkrimin “Njih armikun tënd”.

Marshimi rifilloi duke kaluar në Piazza Gabrio Rosa e më pas në Viale Martini.

Protestuesit qëlluan me fishekzjarre furgonët e policisë. Policia u përgjigj duke përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës. U raportua gjithashtu për një sulm me armë ndaj policisë.

Ndërkaq, një grup protestuesish me kapuçë dhe helmeta shkruan drejt unazës lindore të qytetit. Protestuesit ndërkohë vazhduan duke hedhur bomba tymi dhe fishekzjarre.

Pesë protestues janë ndaluar deri më tani dhe janë dërguar në komisariat pas përleshjeve me policinë në zonën e Corvettos.