Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, prezantoi ndryshime në skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët. Në bletari, mbështetja dyfishohet, me synimin për 1 milion koshere deri në 2027. Blegtorët e rinj do të marrin 7-10 mijë euro. Skema përfshin gjithashtu rritje mbështetjeje për sigurinë ushqimore, akuakulturën dhe përdorimin e mbrojtjes biologjike në sera. Mbi 800 projekte me grant 50% janë në shqyrtim pranë AZHBR, me buxhet rreth 3 miliardë lekë. Lista e re e përfituesve pritet së shpejti._