Kur ka mbetur më pak se shtatë ditë nga përballja historike, play-off i Kupës së Botës, emocionet në kampin e kombëtares shqiptare sa vijnë e rriten. Për herë të parë, kuqezinjtë synojnë raundin final të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit me rrugëtimin që kalon përmes Varshavës. Stafi dhe trajneri Sylvinho do të zbulojnë emrat e futbollistëve të grumbulluar për sfidën delikate ndaj Polonisë këtë të shtunë, aty ku do shuhen edhe të gjithë pikëpyetjet për organikën kuqezi. Dilemat janë padyshim në repartin e sulmit për shkak dëmtimi të Manaj dhe Dakut, ndërsa një ftesë thuajse e sigurtë parashikohet për Jasir Asanin, tashmë prej ditësh te Partizani ku ka kryer disa seanca stërvitore për të qënë gati për kombëtaren.
Sinjale pozitive kanë mbërritur nga Ernest Muçi në këtë periudhë të sezonit, ndërsa një formë të mirë po kalon edhe Anis Mehmeti, por i papreferuar nga Sylvinho prej më shumë se 2 vitesh. Një emër surprizë mund të cilësohet ai i Bujar Pllanës, i pajisur së fundmi me pasaportën shqiptare dhe i gatshëm për të dhënë kontributin e tij për herë të parë me fanellën kuqezi. Grumbullimi zyrtar i Kombtares do të nisë më 23 mars, ditë e hënë, kur do të zhvillohet dhe seanca e parë stërvitore në prag të sfidës me Poloninë.
Kuqezinjtë do të zbresin në fushë më 26 mars për t’u përballur me Poloninë, ndërsa më 31 mars Shqipëria do të luajë ndeshjen e radhës ndaj fituesit ose humbësit të çiftit mes Ukrainë-Suedi. Të dy përballjet e kombëtares shqiptare, ashtu siç edhe Kampionati Botëror 2026 që do mbahet në SHBA, Kanada e Meksikë .




















