Instituti i Shëndetit Publik ka dalë në një konferencë për shtyp lidhur me hantavirusin, ku është sqaruar situata epidemiologjike dhe masat e marra nga autoritetet shëndetësore në vend.

Sipas ISHP-së, hantavirusi transmetohet rrallë nga njeriu te njeriu, ndërsa rreziku për Shqipërinë vlerësohet shumë i ulët. Institucioni thekson se janë ndërmarrë masa paraprake për zbulimin në kohë të çdo rasti të dyshuar, si dhe për monitorimin e kontakteve.

Gjithashtu, ISHP bën të ditur se është në komunikim edhe me autoritetet shëndetësore të Greqisë, pasi një shtetas grek ka qenë pasagjer i anijes turistike MV Hondius, e cila u prek nga një shpërthim i hantavirusit. Shërbimi shëndetësor në Shqipëri, sipas institucionit, është i gatshëm për të identifikuar dhe menaxhuar çdo rast të mundshëm.

Përfaqësuesi i ISHP-së përjashtoi mundësinë e një pandemie.