Kryeministri Edi Rama feston këtë të shtunë ditëlindjen e 62-të. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë falenderoi të gjithë ata që i kanë përcjellë mesazhe urimesh, teksa në sy bie edhe fotoja e tij me simbolin e flamingos.

Ndërkohë nga ana tjetër Rama thotë se krah urimeve nuk do të mungojnë as sharjet, ku sipas tij ‘urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot’.

“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.

E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkroi Rama.