Të dielën në të gjithë vendin pritet mot kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë nga jugu me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s, ndërsa në bregdet dhe zonat luginore herë pas here do të forcohet deri në 18 m/s. Në det pritet valëzim 2-4 ballë.

Temperaturat do të luhaten nga 12°C në zonat malore deri në 33°C në zonat e ulëta.

Në bregdet temperaturat do të variojnë nga 18°C në mëngjes deri në 31°C gjatë mesditës.