Paraja jonë, leku, për herë të parë u fut në përdorim në vitin 1924, nga mbreti Ahmet Zogu.Disa burime thonë se emërtimi i tij vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit shqiptaro-maqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët, kurse një burim tjetër thotë se emërtimi i tij vjen nga feudali shqiptar i shekullit XV, Lekë Dukagjini. Dhe leku, paraja jonë, për pak vite mbush 100 vjet, një shekull…. Po, po, një shekull i shkruar gabim dhe askush nuk ka marrë mundimin të korrigjojë e t’i shkruajë saktë numrat te paratë tona. Një shekull që e qarkullojmë nëpër duar, që e kemi pjesë të pandarë dhe të rëndësishme të jetës sonë dhe askush nuk ka bërë përpjekje që, të paktën te prerjet e reja, të rregullohen këto gabime dhe ne të kemi një para dinjitoze. Këtu nuk po flasim vetëm për mosshkrimin e “ë”-së dhe “ç”-së, sepse këtë mund ta justifikojmë me çështje dhe aftësi teknike, që në ditët e sotme edhe ky korrigjim është shumë i lehtë, por flasim për shkrimin gabim të numërorëve shprehje, si: “Pesë mijë lekë”, “Një mijë lekë”, “Dy mijë lekë”, që shkruhen ndaras, por që në paratë tona e gjejmë: “Pesëmijë lekë”, “Dymijë lekë”, “Njëmijë lekë” etj. Ja rregulla se si shkruhen numërorët: Numërori është pjesë e ligjëratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuara sendesh a njerëzish. Ata janë:1) fjalë të parme (numrat nga 1 deri në 10): një, dy, tre, katër, pesë…2) të përngjitura (11 deri në 19), njëmbëdhjetë, tetëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë…3) të përbëra (tridhjetë, pesëdhjetë… nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.) 4) shprehje (njëzet e një…- 29; tridhjetë e një – 39… njëqind e një, një mijë, një mijë e një, pesë mijë, dhjetë mijë, njëqind mijë etj.).Pra, mbani mend, numërorët shprehje shkruhen ndaras. Vetëm kur dalin si mbiemra shkruhen bashkë. (Isha i njëqindedyti në radhë).Le të shpresojmë që leku ynë do të festojë 100-vjetorin e lindjes së tij “i pastër” nga ana drejtshkrimore!(Nga Sevi (Lami) Agolli, Portali Shkollor)
Leku që e përdorim çdo minutë, uaa si nuk e kishim parë. Ja çfarë gabimi kanë bërë me të
SHBA kryen sulme masive ajrore kundër ISIS në Siri! Hegseth: Ky nuk është fillimi...
Ushtria amerikane ka ndërmarrë sulme ajrore në shkallë të gjerë kundër dhjetëra objektivave të ISIS-it në Siri, si hakmarrje për një sulm të fundit...
Festat e fundvitit, fluks pasagjerësh në portin e Vlorës
Festat e fundvitit kanë rritur ndjeshëm numrin e emigrantëve shqiptarë që rikthehen në atdhe.
Vetëm mëngjesin e kësaj të shtune 288 pasagjerë kanë mbërritur me...
Berisha e përjashtoi nga PD, Salianji bën thirrje për protestë
Ditën e djeshme, kreu i PD-së Sali Berisha vendosi që të përjashtonte nga drejtimi i njësisë 6 në Tiranë, Ervin Salianjin, pasi e akuzon...
E vërteta e ndarjes së Elhaida Danit dhe Ledian Agalliajt
Javët e fundit kanë qenë impenjative për Elhaida Danin. Pasi mori përsipër për herë të dytë realizimin e festivalit të fundvitit, ajo ka publikuar...
Mjekët e Spitalit të Traumës kryejnë me sukses ndërhyrjen kirurgjikale te pacienti 23-vjeçar
Ekipi i mjekëve në repartin e ortopedisë në Spitalin Universitar të Traumës, ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale të suksesshme te një pacient 23 vjeçar,...
Debati për USB tregon për “drejtësinë popullore” që kemi vendosur
Nga Mero Baze/
Shumica e aktorëve politikë dhe natyrisht masave popullore në rrjetet sociale janë vënë në kërkim të kasafortës së Niko Peleshit, ku ruhet...
Putini: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt
Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt - dhe i ka...
Shmangni huazimet e panevojshme…çfarë kanë rezervuar yjet për sot
Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Sot do të ndjeni një lidhje të thellë emocionale me partnerin tuaj, ndërsa beqarët mund të takojnë...
Publikohet dosja e ‘Epstein’! Dalin në dritë mijëra foto, përfshirë atë të Clinton në...
Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten një sërë dokumentesh të shumëpritura që detajojnë më tej hetimet ndaj autorit të dënuar të krimeve seksuale Jeffrey...
Marseca pasuesi i Guardiola-s? Në Angli zbulojnë planin e bujshëm të Man.City
Pak ditë pasi Enzo Maresca “shpërtheu” ndaj drejtuesve të Chelsea, duke konfirmuar se mes tyre ka jo pak tension, nga Anglia mediat bëjnë publike...




















