Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku me ftesë të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Lartësisë së tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan , mbahet Forumi Sir Bani Yas, që bën bashkë liderë dhe personalitete ndërkombëtare për bashkëpunimin shumëplanësh mes vendeve tona.
Lajmin e bën me dije vetë ministrja e cila përmes një postimi në llogarinë e saj të “Facebook” njofton mes të tjerash se në këtë Forum do të flitet për adresimin e çështjeve të paqes, zhvillimit dhe sigurisë në një botë sfidash.
Statusi i plotë:
Mirëmëngjes nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ku me ftesë të Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Lartësisë së tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, mbahet Forumi Sir Bani Yas, që bën bashkë liderë dhe personalitete ndërkombëtare për bashkëpunimin shumëplanësh mes vendeve tona, për adresimin e çështjeve të paqes, zhvillimit dhe sigurisë në një botë sfidash.




















