Prokurori special i Koresë së Jugut ka kërkuar një dënim me 10 vite burg për ish-presidentin Yoon Suk-Yeol.
Ai akuzohet për përpjekje për të penguar arrestimin e tij pas tentativës së dështuar për të vendosur ligjin ushtarak, raporton agjencia Yonhap.
Sipas prokurorëve, presidenti i shkarkuar dyshohet se u përpoq të bllokonte hetuesit që synonin arrestimin e tij në muajin janar, duke u mbyllur brenda Pallatit Presidencial.
Kjo është hera e parë që prokurorët specialë kërkojnë një dënim me burg për Jun Suk-Jeol, në kuadër të akuzave të shumta me të cilat ai përballet.




















