Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas aksidentit të ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në Lezhë ku humbën jetën polici Petrit Florini dhe bashkëshortja e tij, Elona Florini.

Përmes një postimi në Facebook, Ndreu shpreh ngushëllime duke e cilësuar ngjarjen si një goditje të rëndë për të gjithë familjen.

‘Petrit Florini, djali i tezes time me bashkëshorten Elona Florini, sot humbën jetën tragjikisht në një aksident në Lezhë! Një ngjarje tronditëse për të gjithë ne! U prehshi në paqe Petrit dhe Elona‘, shkruan Ndreu.