Me kalimin e orëve, po dalin detaje të reja mbi operacionin e bujshëm që çoi në kapjen e Nicolás Madurós nga forcat e armatosura amerikane.Sipas asaj që raportojnë New York Times, CNN dhe Reuters, një burim i CIA-s brenda qeverisë venezuelane ka monitoruar Nicolás Maduron në ditët dhe momentet para kapjes së tij, duke bërë të mundur lokalizimin e saktë të presidentit venezuelan.Sipas burimeve, agjencia e inteligjencës ka prodhuar informacionet vendimtare që çuan në kapjen e Madurós, duke ndjekur lëvizjet dhe pozicionin e tij përmes një flote dronësh “stealth”, të cilët garantonin një monitorim pothuajse të vazhdueshëm në territorin venezuelan, përveç të dhënave të siguruara nga burime lokale.Trump thuhet se e ka autorizuar CIA-n të ndjekë një qasje më agresive që në vjeshtën e kaluar dhe, në nëntor, ka miratuar planifikimin dhe përgatitjen e një sërë operacionesh në Venezuelë.Gjithnjë sipas New York Times, në fund të dhjetorit CIA ka përdorur një dron të armatosur për të goditur një mol, i cili sipas zyrtarëve amerikanë përdorej nga trafikantë venezuelianë për ngarkimin e drogës në mjete lundruese. Një nga burimet e informuara mbi kapjen e Madurós e ka përshkruar operacionin si rezultat të një bashkëpunimi të ngushtë mes agjencisë dhe forcave të armatosura, fryt i «muajve planifikimi të përpiktë».Nuk është e qartë se si CIA ka rekrutuar burimin venezuelan që sinjalizoi pozicionin e Madurós, por ish-zyrtarë të cituar nga gazeta theksojnë se agjencia mund të jetë lehtësuar nga shpërblimi prej 50 milionë dollarësh i ofruar nga qeveria amerikane për informacione të dobishme për kapjen e liderit venezuelan.Gjatë seancës së konfirmimit vitin e kaluar, drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, kishte premtuar një agjenci më agresive, të gatshme të kryejë operacione të fshehta si për mbledhjen e informacionit, ashtu edhe për të avancuar politikën e Shteteve të Bashkuara.
Home Lajme Aktualitet Një burim i CIA-s brenda qeverisë venezueliane bëri të mundur lokalizimin e...
Një burim i CIA-s brenda qeverisë venezueliane bëri të mundur lokalizimin e Madurós
Australia ndalon vizitorët nga Irani për 6 muaj për shkak të luftës
Australia ka ndaluar përkohësisht hyrjen në vend të vizitorëve nga Irani që nga dita e sotme e 26 marsit.
Qeveria australiane thotë se lufta...
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit, me frikën se Trump mund të ndalojë luftën
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i ka dhënë udhëzime ushtrisë që të përshpejtojë fushatën ajrore kundër Iranit për 48 orë, për të shkatërruar sa më...
“Shpresoj të jemi një kombëtare”, Duma shpreh dëshirën/ Jemini: Kosova më favorite se ne,...
“Top Story” diskutoi për ndeshjet që Shqipëria dhe Kosova kanë, të rëndësishme për paly off-in.
Moderatorja Grida Duma shprehu dëshirën që një ditë Shqipëri-Kosovë të...
Rritja e çmimit të karburantit, Shërbimi Postar i SHBA-së vendos për herë të parë...
United States Postal Service ka njoftuar vendosjen e një tarife shtesë prej 8% për dërgesat e pakove, për herë të parë në historinë e...
Këto janë tre shenjat e horoskopit, që do të përballen me disa vështirës
Dashi
Të lindurit në shenjën e Dashit mund të ndiejnë se gjërat nuk po ecin me ritmin që dëshirojnë. Disa situata në punë ose në...
Rama për ”Le Point”: Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si...
Ne duhet të flasim me të gjithë, përveç terroristëve si regjimi i mullahëve, i deklaroi kryeministri Edi Rama prestigjiozes franceze ”Le Point” në një...
Mundësia e një pushtimi tokësor amerikan, Irani minon ishullin Kharg
Teherani po përgatitet për një pushtim tokësor, shkruan CNN duke raportuar burime të rezervuara të shërbimeve sekrete amerikane. Në javët e fundit, Irani ka...
Emiratet e Bashkuara Arabe nën sulm nga Irani, mbrojtja ajrore në gatishmëri kundër dronëve...
Emiratet e Bashkuara Arabe njoftuan këtë mëngjes se po përballen me sulme nga Irani, që përfshijnë dronë dhe raketa, në ditën e 27-të të...
Parashikimi i motit për sot
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat gradualisht do të...
“Mos shpif për Partizanin!” – Filip Çakuli “masakron” Sali Berishën: Është bërë gazi i...
Kryetari i Bordit të FK Partizani, Filip Çakuli, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Sali Berisha lidhur me pronësinë dhe drejtimin e klubit të...




















