Bordi i Transparencës, në mbledhjen e datës 14 prill 2026, ka vendosur ndryshimin e çmimeve tavan të shitjes me pakicë dhe shumicë për nënproduktet e naftës.
Sipas vendimit:
Gazoil (standard SSH EN 590)
Çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 215 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 203 lekë/litër.
Benzinë (standard SSH EN)
Çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 178 lekë/litri, ndërsa çmimi i shitjes me shumicë jo më shumë se 166 lekë/litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi sot, më 14 prill, ora 15:00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e radhës së Bordit, ku do të rishikohen në varësi të ndryshimeve të tregut.
Bordi thekson se të gjithë operatorët e shitjes me shumicë dhe pakicë janë të detyruar të zbatojnë vendimin. Në rast shkeljesh të konstatuara, parashikohet pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, së bashku me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, vijojnë të angazhohen për mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.




















