Kryeministri Edi Rama mbledh këtë të hënë në orën 11:00 grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe ministrat e kabinetit. Mbledhja është planifikuar për tu zhvilluar në Pallatin e Brigadave.
Gjatë mbledhjes së zgjeruar pritet të raportojnë për procesin e integrimit Evropian Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Raportimi i Hoxhës e Dhukës do të përqendrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.
Mbledhja vjen në një kohë kur qeveria ka dorëzuar në Kuvend raportin për ecurinë e procesit të anëtarësimit e ndërsa Shqipëria pret miratimin e pikave të ndërmjetme IBAR për të vijuar me mbylljen e kapitujve.










