Ernesto Valverde, trajneri i Barcelonas, sot pasdite pritet të shkarkohet nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta në drejtimin e katalanasve, ndërsa tashmë të gjithë i kanë kthyer shpinën, sidomos drejtori Abidal, i cili shtyn për zgjedhjen e trajerit të ekipit Barcelona B, Garcia Pimienta, ndërsa profilet që po shihen janë edhe Pochettino, por edhe Quique Setien, Gabriel Milito dhe Thierry Henry.
“El Mundo Deportivo”, megjithatë, zbulon se në stërvitjen e të hënës, Valverde ka mbërritur 3 orë përpara se të niste seanca, diçka që më parë nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Kjo për shkak se po zbraz dollapin e tij. Pritet takimi me presidentin Bartomeu, që do t’i lajmërojë përpara Këshillit të Administratës këtë shkarkim!