Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle, u bënë kryefjala e mediave në mbarë botën pas kërkesës së tyre për t’u larguar nga familja mbretërore. Ata humbën statusin e tyre mbretëror për t’u bërë të pavarur financiarisht dhe për të nisur jetën e re në Kanada.Mediat e huaja kanë publikuar disa foto të Meghan me të birin dhe dy qentë e saj, duke shëtitur  e buzëqeshur në një park.

Duket se jeta e saj i është kthyer normalitetit, siç ishte para se të martohej me Princin Harry. Burime për “Us Weekly” kanë treguar se Meghan tashmë po jeton ditët më të lumtura të jetës. “Meghan ndihet e lirë! S’ka qenë kurrë më e lumtur. Eshtë e kënaqur që ndodhet jashtë Londrës. Madje është habitur se sa shpejt ndryshuan gjërat.” Mirëpo, largimi nga familja mbretërore nuk ka qenë edhe aq i lehtë për Harry-n, i cili mbajti një fjalim prekës duke shpjeguar arsyet që e shtynë të merrte një vendim të tillë.