Kryeministri Edi Rama pasi priti në një vizitë zyrtare në Kryeministri komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, të dy së bashku kanë vizituar sot disa lagje të prekura nga tërmeti në Durrës. Kreu i qeverisë ka njohur komisionerin me dëmet e shkaktuara nga tërmeti, ndërsa i bëri me dije zyrtarit se qeveria ka në plan që të ndërtojë në këtë qytet 1 ose dy lagje, ku do të vendosen familjet e prekurave.

“Po fillojmë planin për të ndërtuar në Durrës 1 ose 2 lagje. Kishte godina që i rezistuan shumë mirë tërmetit, duke marrë parasysh parametrat.”, tha Rama. Teksa i paraqiste një tablo të dëmeve të shkaktuar nga tërmeti zyrtarit të BE, një grup banorësh kanë kërkuar të bisedojnë me kryeministrin Rama.