Pas disa javësh protesta qeveria e Macron është tërhequr nga Reforma për pensionet. Lajmi konfirmohet nga Agjencia e lajmeve Ansa dhe bëhet me dije se vetë qeveria i ka bërë me dije sindikatave dhe qytetarëve që ligji është pezulluar. Edhe sot vijojnë protestat u situata ka agravuar në Paris që ka detyruar Policinë të përdorë edhe gaz lotsjellës.

Pas protestave të mëdha në Francë për rritjen e çmimit të naftës kjo ishte protesta e dytë që detyroi Macron dhe qeverinë aktuale të bëjë ‘mbrapa- ktheu’ për një ligj. Arsyeja e pakënaqësisë së qytetarëve nga reforma e paralajmëruar ishte se sindikatat besonin se zbatimi i reformës do të detyronte miliona punëtorë të punonin më gjatë deri në pension.

Sindikatat paralajmëruar që në 2019 se do të vijonin me protestat deri sa ligji të kthehej. Protestat u përshkallëzuan deri në bllokim të metrove, linjave të autobusit apo dhe kudnërshtim të forcave të rendit.