Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat nga selia blu ka ricikluar edhe një herë akuzat ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla.Në daljen për media Alibeaj pretendon mes të tjerash se numri dy i PS-së ka kryer disa udhëtime me të dënuarin për tra fik dro ge, shtetasin Edmond Bego.

Kjo akuzë e PD-së nuk sjell ndonjë gjë të re pasi eksponentë të saj e kanë ngritur këtë akuzë edhe kohë më parë. Mirëpo ajo që bën përshtypje është pretendimi dhe bindja e PD-së se përderisa Edmond Bego dhe Taulant Balla janë ndodhur në të njëjtin avion atëherë ato patjetër e kanë planifikuar paraprakisht këtë udhëtim.Mirëpo si për ironi, që hedh dhe poshtë pretendimet e PD-së, në rrjetet sociale qarkullon një foto ku Lulzim Basha ndodhet në të njëjtin avion me Edmond Begon.Sipas logjikës së Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe Edmond Bego patjetër që duhet ta kenë vendosur paraprakisht që do udhëtojnë së bashku, jo rastësisht. (Lexo.al)