Në deklaratën e tij për mediat pas përfundimit të Konferencës së Sigurisë në Mynih, ku Edi Rama ishte i ftuar në cilësinë e kreut të OSBE, vijnë lajme të mira për Shqipërinë lidhur me ndihmën që do ofrojë Konferenca e Donatorëve për tërmetin e 26 nëntorit.
Pyetjes së gazetares mbi mbështetjen që do japin vendet pjesëmarrëse në këtë tryezë, kryeministri Rama iu përgjigj: “Në raportin e Konferencës së Donatorëve unë kam një pritshmëri të caktuar. Nuk bëhet fjalë se do të arrijmë të përmbushim të gjitha nevojat me këtë ndihmë, por sidoqoftë shpresoj që të arrijmë një shifër që të ketë peshë në këtë proces. Por sidoqoftë të mund të ketë një peshë në proces. Nëse e realizojmë këtë ne do të jemi të kënaqur, nëse e tejkalojmë do të jemi të lutmur.” (Lexo.al)