Njeriu ka nevojë për vitaminën C në çdo ditë të jetës së tij. Kjo vitaminë e rëndësishme për rritjen dhe riparimin e çdo indi dhe qelize në organizëm. Ajo ndihmon në formimin e kolagjenit, përthithjen e hekurit, forcimin e sistemit imunitar dhe shëndetin e kockave. Vitamina C neutralizon radikalet e lira të cilat shkaktojnë inflamacion dhe dëme të shumëta në organizëm. Siç ndodh rëndom edhe në rastin e vitaminave të tjera, shumë njerëz në vendin tonë nuk konsumojnë sasinë e duhur të kësaj vitamine të rëndësishme.
Kjo vjen si pasojë e ushqyerjes së shpejtë e të keqe dhe mungesës së suplementëve. Kur organizmi nuk merr sasinë e mjaftueshme të kësaj vitamine, njeriu përballet me manifestimin e një sërë simptomash mendore dhe fizike. Për më tepër, organizmi bëhet më i brishtë dhe më i ndjeshëm ndaj sëmundjeve kronike dhe akute. Ekspertët e AgroWeb.org thonë se lëngjet mund të jenë pjesë e një regjimi të shëndetshëm ushqimor por ato nuk duhen konsideruar si burimi i vetëm i kësaj vitamine. Përveç vitaminës C, lëngjet e freskëta të frutave ofrojnë shumë kalori dhe sheqer sepse u mungon fibra që gjendet tek tuli dhe lëkura.
Lëngjet e Agrumeve- Agrumet janë ndër frutat më të pasura me vitaminë C. Një gotë me lëng portokalli ofron 125 miligramë vitaminë C. E njëjta sasi me lëng qitroje ofron 90 miligramë C ndërsa lëngu i mandarinave ofron 55 miligramë vitaminë C. Lëngjet e Tjera të Frutave- Një gotë me lëngun e boronicës së kuqe ofron 90 miligramë vitaminë C. Lëngu i ananasit ofron më shumë se 25 miligramë për gotë ndërsa ai i kumbullës vetëm 10 miligramë vitaminë C. Lëngu i Perimeve- Perimet janë shumë të pasura me këtë vitaminë të rëndësishme. Një lëng perimesh miks ofron 65 miligramë vitaminë C. Lëngu i domates ofron 45 miligramë vitaminë C në një gotë ndërsa ai i karrotës ofron 20 miligramë vitaminë C. Dozat e Nevojshme Ditore Të Vitaminës C- Nevojat për vitaminë C janë në varësi të disa faktorëve. Burrat dhe djemtë kanë nevojë për 90 miligramë vitaminë C në ditë ndërsa gratë dhe vajzat për 75 miligramë vitaminë në ditë.
Gratë shtatzëna kanë nevojë për 85 miligramë vitaminë C dhe gjatë ushqyerjes së fëmijës me gji deri në 120 miligramë vitaminë C. Duhanpirësit kanë nevojë për një dozë shtesë prej 35 miligramësh nga sasia e lartpërmendur./AgroWeb.org