Ditëve të ngrohta me diell po u vjen fundi dhe pritet që moti të përkeqësohet.Duke nisur nga dita e martë situata do të ndryshojë dhe moti do ketë kthesë të papritur.Ai do karakterizohet nga ditë me shi dhe erë e fortë.Kështu, autoritetet detare kanë bërë thirrje për marrjen e masave për të shmangur incidentet.Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se në datat 4-5-6 shkurt 2020 moti do të përkeqësohet.Pritet që bregdeti shqiptar të përfshihe nga era me drejtim veri-perëndim dhe shpejtësi deri në 32 milje në orë.Forca e detit do të jetë 6 deri në 7 shkalla bufort.
DPD kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gadishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.