Pas tetë fitoreve radhazi në kampion, Tirana është ndalur këtë javë nga skuadra e Skënderbeut.Sfida e zhvilluar në “Air Albania” u mbyll me rezultatin e barabartë 1-1, me të dyja ekipet që marrin nga një pikë.Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë në minuten e 33-të me anë të Dejvi Bregut që përfitoi nga një gabim i mbrojtjes bardheblu.

Në pjesën e dytë Tirana do të arrinte të barazonte sfidën në minutën e 76-të me brazilianin Cale.Një gol i dyshimtë ky për Tiranën pasi në momentin e goditjes së dënimit Cale e nis topin në lëvizje e sipër, ç’ka është e ndalueshme.Por, për arbitrin Kridens Meta gjithçka ishte e rregullt, edhe pse lojtarët korçar protestuan me të drejtë për atë moment.Pas këtij barazimi Tirana mban vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Skënderbeu pozicionohet në vendin e shtatë me 29 pikë.