Albin Kurti do të vizitojë nesër për herë të parë Tiranën si kryeministër i Kosovës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë takim me Kryeministrin Edi Rama. Sipas axhendës zyrtare në orën 08:50 në Pallatin e Brigadave do të zhvillohet Ceremoniali i Mirëseardhjes për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Në orën 09.00 do të mbahet takimi ndërmjet dy Kryeministrave. Në orën 09.25 do të ketë një mëngjes pune mes dy delegacioneve dhe në ora 10:10 do të ketë Konferencë të përbashkët për Shtyp. Gjithashtu Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë takime edhe me kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Presidentin e Republikës, Ilir Meta, Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.