Nga Altin Ketro/

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ndërmarrë një fushatë të programuar “derë më derë” në kuadër të turit qesharak “Po të dëgjoj”. Kronikat që ai shfaq në Facebook zgjasin rreth 3- 4 minuta dhe “takimi me popullin” pasqyrohet në 30 sekonda për secilin. Ekipi regjisorial ka menduar që kronikat të jenë të shkurtra dhe mundësisht me nga një fjali prej qytetarëve që takon Basha.Gjithashtu kronika shoqërohet edhe me titra mbi atë çfarë thonë protagonistët në video. Në fakt, titrat të krijojnë dyshimin e arsyeshëm se edhe folësit “popull” janë duke thënë fjali skenaristësh prej SHQUP-i.Gjithsesi, edhe në këtë model që Lulzim Basha ka zgjedhur të bëjë, është një kopjac i modelit Rama. Dihen tashmë turet e tij nëpër familje. Ato ture nuk ishin thjesht për propagandë disa sekondëshe, por takime transparente që transmetoheshin drejtpërdrejtë, pa kalur në filtrin e censurës.Rama ishte i shpenguar në ato ture në familjet kudo në Shqipëri, bile edhe duke drekuar aty ku shkonte. Biseda rridhte lirshëm për çdo lloj problematike, ku aspekti kritik nuk mungonte gjë që i jepte bisedës më shumë interes.Ndërsa takimet e Lulzim Bashës janë të akullta e të imponuara, u mungon spontaniteti dhe ngrohtësia që duhet të ndjehet në një ambient familjar. Ato karakterizohen nga një falsitet në komunikim i cili nuk rrjedh natyrshëm siç ndodh rëndom kur dy njerëz bashkëbisedojnë.

Ai ka fri kë që t’i transmetojë drejtpërdrejtë këto takime. Ka fri kë edhe nëse i përzgjedhuri do të jetë nga ata militantët e flaktë të partisë. Ai druhet se skenari nuk do të dalë ashtu siç është parashikuar në letër, gjë që do sillte efekt të kundërt.Kurse Edi Rama i pëlqen ambientet ku nuk i bëhet temena, por aty ku ka më shumë kundërshti. Shkon atje dhe përballet pa pasur merakun se si do dalë në televizion. Të tilla ishin përballjet me studentët apo edhe me ata që humbën shtëpitë nga tërmeti i fundit.Duke parë turin aktual të Lulzim Bashës, vështirë të mendohet se ai do mund të përballej në ato dy situata që kaloi Rama, përveçse në rast se studentët do ishin 100 për qind nga FRPD, kurse banorët që humbën shtëpitë nga pjesa militante e partisë.

Në një sekuencë video që shfaqi së fundi, ai paraqiti një burrë në moshë që pretendonte se ishte socialist, por që kishte humbur besimin tek kryeministri Rama dhe tashmë besonte se Lulzim Basha dhe PD-ja do t’i sillnin begatinë.Nuk di të them nëse ai zotëria ishte apo jo socialist deri në zgjedhjet e fundit. Do ta kisha besuar nëse kronika do të ishte e drejtpërdrejtë, sepse me mënyrën siç e transmeton Basha, bën vaki që skenaristi dhe regjisori pas kamerës t’i kenë thënë atij zotërisë: “A ka mundësi ta bëjmë edhe një dubël tjetër(?) sepse nuk na doli mirë kjo skena.”Gjithsesi, dy fjalë dua t’ia them atij zotërisë së moshuar të prezantuar si Niko, ish-socialist. Lulzim Basha, që ju pritët në shtëpi, nuk është një “mall” fringo i ri, i paprovuar ndonjëherë.Ai politikan ka qenë ministër i Jashtëm, ku firmosi një marrëveshje që i dhuronte fqinjëve tanë jugorë disa qindra kilometra katrorë det.Ai politikan ka qenë ministër i Transporteve, ku u akuzua nga KLSH (e drejtuar nga PD) se kishte shpërdoruar qindra milionë euro në “Rrugën e Kombit” dhe e mbylli çështjen me procedurë ngaqë sa herë e thërriste prokuroi për të dëshmuar ai ose sëmurej, ose ndodhej në Holandë.Ai politikan ka qenë ministër i Brendshëm, teksa nga zyra e kryeministrit dëgjonte (vr asjet i shihte kryeministri) sesi plu mbat e vartësve të vet v risnin 4 demonstrues paqësorë.Ai politikan ka qenë kryebashkiak i Tiranës, ku mandatin e v odhi në tavolinë dhe fjeti 4 vjet në atë detyrë, duke i humbur kryeqytetit po aq vite zhvillim të munguar.

Ai politikan, që ju zotëri me emrin Niko e pritët në shtëpi, nuk ka reflektuar për këto zullume penale që ka kryer në të shkuarën kur ka qenë në pushtet. Edhe sot në opozitë, ky aspirant për kryeministër, i trash zullumet e veta duke u vënë me ndërgjegje në krye të grupit drejtues prej 4 vetash që organizuan dhe zbatuan planin kri mi nal me prapavijë përfitimi politik: “Komplot kundër Shtetit dhe Individit”, që publiku e njeh si “çështja Babale”.Ai politikan, zoti Niko, sot në opozitë, inskenoi një nga aktet më të shëmtuara e më të rre zikshme në demokraci që vetëm mendja diabolike e Sali Berishës mund ta bënte. Por ja që edhe pasardhësi i emëruar prej tij, i “diplomuar” në Holandë, vijoi në të njëjtën rrugë.Kur një komplot kri mi nal me prapavijë politike, organizohet dhe zbatohet nga kryetari i opozitës që synon të bëhet kryeministër, së bashku me tri pretendentë për ministra, ndaj qytetarit të pafajshëm me emrin Agron Xhafaj, vëlla ministri dhe, ndaj shtetit që përfaqësohej me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj, për ty zoti Niko dhe për Niko të tjerë, që për opinionin publik sot jeni thjesht anonimë, nëse dikur do të bëheshit politikisht të rr ezikshëm për një qeveri hipotetike “Basha”, do të kishit fatin tr agjik të Remzi Hoxhës.Prandaj, ju zoti Niko dhe të gjithë ju që i hapni derën Lulzim Bashës, përpara se të deklaroheni “socialistë” të pakënaqur që i jepni besën Lulzim Bashës, kuptoni se çfarë “malli” keni futur në shtëpi. Kujtoni zullumet dhe gjëmat që mban mbi supe, dje dhe sot, ky politikan i pandreqshëm dhe, pasi të keni reflektuar mbi to, jeni të lirë të zgjidhni midis Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.

TemA