Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për t’i dërguar 30 mjekë dhe infermjerë në një periudhë të vështirë jo vetëm për shtetin fqinj por në të gjithë vendet të cilat janë prekur nga koronavirusi.
Ai shprehet se ky është një mësim solidariteti për të gjithë Bashkimin Europian.
“Egoizmi nuk na takon neve.Nga Shqipëria ?? vjen një mësim solidariteti.
Faleminderit kryeministrit Edi Rama. Këto janë vlerat themeluese që Evropa duhet t ‘ ua kalojë atyre që janë në vështirësi”, nënvizon Luigi Di Maio.