Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, e cituar sot nga BBC, edhe kartëmonedhat gjithashtu rrezikojnë të jenë një mjet për përhapjen e infe ksionit nga koronavirusi.
“Dihet se paratë i ndryshojnë shpesh duart dhe mund të kapin çdo lloj bakterie apo vir usi, kështu që ne sugjerojmë që njerëzit të lajnë duart pas përdorimit të parave” dhe në veçanti “nuk duhet të prekin fytyrën”.
Kina dhe Koreja e Jugut ditët e fundit tashmë kanë filluar dezinf ektimin e kartëmonedhave në qarkullim. Sidoqoftë, Banka e Anglisë ka ulur rrezikun e përhapjes së infektimit nga paratë për Mbretërinë e Bashkuar, duke vërejtur se një numër i madh i kartëmonedhave të reja ‘të plastifikuara’ (të bëra me polimere) dhe që po qarkullojnë në vend, kanë aftësinë t’i mbajnë larg vir uset dhe bakt eret, të cilat gjithashtu nuk mund ‘të jetojnë’ te kartat e kreditit.
Për Organizatën “Epidemia e koronavirusit po bëhet gjithnjë e më komplekse. ‘Covid-19’ nuk është ‘Sars’, nuk është as ‘Mers’ dhe nuk ka të njëjtin ndikim te njëriu. Është një virus unik me karakteristika unike ‘dhe për këtë arsye kr iza “nuk mund të zgjidhet vetëm nga organizimi i autoriteteve të kujdesit shëndetësor dhe as nga një vend i vetëm, por kërkon bashkëpunim dhe koordinim global”
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit tha se ‘Në krahasim me gripin normal, koronavirusi është më serioz’, sepse globalisht rreth 3.4% e të infek tuarve kanë vde kur, ndërsa shkalla e vde kshm ërisë sezonale nga gripi është më e ulët me 1%’, duke shtuar se, ‘ndërsa kemi vak sina ndaj gripit, aktualisht nuk ka vaksina dhe trajtime specifike për ‘Covid-19’, edhe pse ende më shumë se njëzet vak sina po zhvillohen globalisht’.