Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se Thumana do të shndërrohet në një atraksion turistik, siç ka ndodhur me Pukën dhe Belshin. “Përrallat e mia dalin, ka ndonjë që s’ka dalë, po se nuk i ka ardhur koha. Kur thoja që Puka do bëhet fshat turistik, pukjanët thonin “kur do iku ky palla i gjatë se boll na kanë pallur me rrena”. Shkoni në Pukë tani, në Belsh, po. Se këtu ka një liqen që është ngjitur me zonat e banuara. Dhe këtu ka një liqen, po ai është i shkëputur, po di që ai liqen aty është një arsye për të besuar se dhe Thumana do të bëhet një zonë ku njerëzit do thonë ” Kush do vij në Thumanë për fundjavë”, tha ai.