“Të mos harrojmë datën 17 shkurt dhe në fakt slogani është i njëjtë, së bashku për Shqipërinë. Është dëshmuar një kujdes i jashtëzakonshëm ndaj këtij vendi ku ne shërbejmë. Ne duhet të ecim përpara tani. Jemi krenar që kemi marrë përsipër organizimin për konferencën, na janë dashur shumë përpjekje, megjithatë pritshmëritë tona u tejkaluan nga rezultatet. Pas disa ditësh organizimesh jemi të gatshëm të vijojmë me fazën pasardhëse. Kemi diskutuar me ministrin e Rindërtimit për t’u siguruar që jo vetëm të jemi të shpejtë në rezultate, por dhe efektivë. Kjo është një mundësi e re për Shqipërinë. Fakti që shtohet përtej rindërtimit në vetvete, e bën rolin e BE edhe më të rëndësishëm për shkak se jeni në rrugën drejt integrimit. Ne e ndjejmë që kemi një detyrim për të ndihmuar dhe për të këshilluar. Për ta bërë këtë ne duhet të jemi pjesëmarrës në këtë proces, por gjithashtu edhe me skuadrën që do ta drejtojë këtë program, duke filluar me ministrin, që të sigurohemi që të gjitha përpjekjet e bëra do të shpaguhen dhe të gjitha proceset do të bëhen në mënyrë llogaridhënëse dhe transparente. Ne jemi në pikën që falë bashkëpunimit me PNUD që këto 15 milionë të mund të përdoren shumë shpejt, dhe presim fundin e kësaj jave të japim rezultatet e para. Është e rëndësishme t ëjemi të gjithë së bashku. Kemi diskutuar me partnerët ndërkombëtarë që të koordinohemi me ju dhe ndërmjet vetes, ndërmjet nesh.
Nuk është nevoja për një strukturë të re, Ne kemi formatin e partnerëve të bashkëpounimit dhe zhvillimit, dhe kjo duhet të funskisonojë për tu siguruar që të mos ketë mbivendosje, ose mospërkimeve mes premtimeve dhe kontributeve në praktikë. Ju po na sfidoni si BE dhe ne na pëlqen kjo gjë. Na pëlqen oferta e ministrit Ahmetaj për pjesëmarrje në strukturën e rindërtimit, dhe do të kemi strukturë ekspertës në komitetin shtetëror të ndërtimit. Po ka afate kohore që duhen realizuar, megjithatë ne punojmë ditë e natë për t’u siguruar që gjërat të funksionojnë”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca.