Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar të gjitha gratë shqiptare për 8 marsin.

Përmes një videoje me gratë ushtarake, Xhaçka përcjell shembujt frymëzues që nuk i kanë munguar asnjëherë Shqipërisë.

Postimi i plotë i Xhaçkës:

Shembujt frymëzues nuk i kanë munguar asnjëherë Shqipërisë.

Nuk i mungojnë as sot, nuk do t’i mungojnë as nesër.

Ështe edhe te patriotizmi dhe dashuria për atdheun ku qëndron vlera e tyre.

Ndaj sot, një urim e kam për çdo grua të fortë, për çdo grua që frymëzon.

Uroj të rrethohemi prej tyre, uroj të jemi një ndër to, uroj të rrisim vajza si ato. ?