Edhe skuadra e Partizanit i është bashkuar fushatës sensibilizuese kundër përhapjes së koronavirusit.Ekipi i “demave të kuq” ka shpërndarë në rrjetet sociale një video ku japin mesazhin e tyre pjesëtarë të ndryshim të ekipit, nga trajneri Sormani, bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë e deri tek futbollistët Trashi, Telushi, Boldor, Bardhi etj.

Me motot “së bashku e fitojmë ndeshjen e jetës”, “Demat” bëjnë thirrje për të mos dalë nga shtëpia, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ndalet përhapja e mëtejshme e virusit.