Milan pritet të bëjë shumë ndryshime në ekip gjatë merkatos së verës, ku do të ketë disa largime, por edhe afrime. Emri më i fundit që ka dalë në skenë është Ivan Rakitic.
Lajmin e bujshëm e bën me dije “Mundo Deportivo”, që raporton se kroati është në listën e kuqezinjve, të cilët pritet të bisedojnë me drejtuesit e Barçës.
Për mesfushorin në garë është edhe Inter dhe Juventus. Rakitic është i pakënaqur me hapësirat që ka pasur këtë sezon dhe largimi i tij është thuajse i sigurt. Nëse Milan do të siguronte shërbimet e tij do të ishte vërtet një goditje e bujshme.