Kryeministri Edi Rama e ka quajtur histori suksesi reagimin e popullit ndaj masave të marra nga qeveria, duke kontribuar që Shqipëria të ketë një bilanc jo aq tragjik sa vendet fqinje, por kjo, theksoi kreu i qeverisë, nuk do të thotë që qytetarët duhet t’i thyejnë rregullat nga dita në ditë.

Masat lehtësuese që do vihen në zbatim pas të hënës
1.Do zgjerohet fasha e orarit kur mund të lëvizin këmbësorët
2.Do autorizohen më shumë makina private të bizneseve që qëndrojnë të hapura
3.Do zgjerohet fasha orarit e lëvizjes për makinat private
4.Do zgjerohet lista e bizneseve që mund të qëndrojnë të hapura, jashtë qendrave tregtare

Ndëshkimet
1.Gjobë deri në heqje lire, për ata që këmbësor/ shoferë që janë përsëritës
2.Konfiskim malli deri në heqje të licencës për bizneset që nuk respektojnë masat mbrojtësve të punonjës, distancën.