Ministrja e Financave Anila Denaj ka publikuar shifrat më të reja lidhur me numrin e personave që kanë përfituar nga paga e luftës gjatë pandemisë.Përmes një postimi në Facebook, Denaj shkruan se kanë përfituar mbi 230 mijë persona.Ajo bëri me dije se procesi do të përmbyllet brenda këtij muaji.
Postimi i plotë: Kemi shpërndarë deri më sot pagat e premtuara për mbi 230 mijë shqiptarë, si mbështetje nga Paketat e Qeverisë gjatë pandemisë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të përmbyllin procesin brenda muajit Qershor. Për çdo paqartësi dhe ankesë vijoni të na shkruani.