Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar mbi 425 000 të vdekur në mbarë botën, që prej shfaqjes së sëmundjes në muajin dhjetor në Kinë, sipas të dhënave zyrtare.Në total 425 282 të vdekur për 7 632 517 raste të diafnostikuara me COVID-19, janë regjistruar në botë.Europa është rajoni që ka regjistruar më shumë të vdekur nga COVID-19, 186 843 për 2 363 538 raste, por në Amerikën Latine epidemia po progreson me ritme të shpejta, me një total prej 76 343 të vdekur për 1 569 938 raste.
SHBA-ja ka regjistruar 839 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar në 114 613 numrin e viktimave në vend, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.Brazili është bërë vendi i dytë në botë ku kornavirusit ka shkaktuar më shumë të vdekur, pas SHBA-së dhe duke kaluar Britaninë e Madhe, me 41 828 viktima.