Reshjet e majit dhe gjysmës së parë të muajit qershor kanë sjellë rritjen e nivelit të Fierzës. Lumenjtë dhe përrenjtë dhjetëfishuan prurjet, të cilat ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Prurjet janë shtuar në 270 metër kub ujë në sekondë.
Aktualisht kuota e liqenit është 295 metra. Edhe një metër i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale 296 metra mbi nivelin e detit me një kapacitet prej 3 miliard metër kub ujë.Ky nivel duket shenjë e mirë për KESH për sigurimin e rezervës ujore për periudhën e verës pasi aktualisht Fierza ka një rezervë ujore shumë premtuese dhe më të lartë jo vetëm krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar por edhe me mesataren shumëvjecare.