Kryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka bërë prezente në Kuvend të gjitha abuzimet e Shkelzen Berishës, djalit të ish kryeministrit. Balla thotë se është e pakonceptueshme që se si një person që nuk ka punuar kurrë në jetën e tij të marrë kredi 1.8 milionë euroshe dhe mbi 5 milionë euroshe për të bërë biznes boronicash në Gërdec. Kreu i grupit parlamentar të PS kërkon nga SPAK të marrë menjëherë të pandehur Shkelzen Berishën dhe të hapë hetimin për biznesin e bronicave të hapura.
Fjala e Ballës në Kuvend:
PD thotë nuk duam ne qu ju të votoni ndryshimet Kushtetuese se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100% për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër? Këtë Luli nuk e thotë, nderkohë që thotë se paskemi shkelur afatet e Kodit të Praktikave të mira të Komisionit të Venecias që nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave të mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qendrojmë strikt leximit atëherë ne s’duhet ta votonim as marrëveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie më pak se 1 vit para zgjedhjeve të ardhshme. Domethënë sipas Lulit, ne sot jemi vonë për hapjen e listave, prandaj duhet t’i shtyjmë që tl jemi më herët kur të bjerë dakord Luli! Por të presësh Lulin të bjerë dakord për listat e hapura është njësoj si të presësh Zenin të bjerë dakord për hapjen e hetimit për kreditë e padeklaruara të fabrikës së boronicave apo të ndonje fabrike tjetër manaferrash!
Sepse Zeni nuk ka vetëm një kredi 1.8 milione Euro qe nuk merret vesh si ia kane dhene dhe pse ia kane dhene me kaq bujari, po ka edhe nje tjeter 5.4 qe ia kane lene peshqesh ne shporten e boronicave. Po te dy cunat e Babit, edhe cuni nga mami edhe cuni nga partia, kane te perbashket te pakten dy gjera: E para, genjejne pa piken e stresit dhe e dyta jane aq dembele sa pertojne te fshehin edhe gjurmet e rrenave te tyre! Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences.
Nga kjo foltore i them Lulzim Bashes dhe asaj qe ai e quan opozite e bashkuar, se neser ne do t’i hapim listat, do Luli s’do Luli, ndersa Zenit s’kam c’i them, por i bej thirrje Spakut te nise hetimet per kete djale me fat, qe pa punuar nje dite ne jete disponon miliona euro kredira, duke u deklaruar ndermjetes (dmth sekser). Cfare ndermjeteson ky tip dhe kush jane subjektet qe i paguajne ketij tipi qindramijera euro ne vit per ndermjetesime?! Cfare autoriteti ligjor, moral, njerezor ka ky djale mbi njerezit qe e paguakan si frengu pulen per ndermjetesimet e tij?! Cfare zgjidhjesh te suksesshme u ofron ky pajtues gjaqesh paleve ne konflikt dhe nga cfare hallesh i shpeton me ndermjetesimet e tij?!
Keto jane pyetje qe kerkojne pergjigje nga Spaku, jo nga ne dhe ne presim qe Spaku t’ia jape keto pergjigje publikut. Po ajo qe nuk ka nevoje te presim Spakun per ta thene eshte se po t’i kisha une boronicat e arta qe hapkan dyert e bankave si te ishin puse nafte, sot Babi i Zenit dhe Luli i Babit do me kishin kryqezuar me 1000 gozhde akuzash e tmerresh! Prandaj une sot theksoj dy gjera: E para ky parlament ka detyren ndaj shqiptareve te hape listat neser, e enjte 30 korrik, pa pritur Lulin te bjere dakord, se eshte njesoj si te presesh Zenin te pranoje se eshte thjesht nje sekser qe ka abuzuar me pushtetin e Babit. E dyta Spaku ka detyrimin te hape hetimin per fabriken e boronicave te arta, pa pritur qe Zeni ta kaloje edhe kete sic kaloi shume te tjera, kur Babi kishte ne dore edhe gurin edhe arren.