Erlind Haaland mund të jetë një nga sulmuesit më të mirë të Europës, por në fund të ditës është thjeshtë një adoleshent 19-vjeçar. Norvegjezi ka udhëtuar drejt shtetit të tij dhe po shijon pushimet verore. I riu shkoi në një klub nate së bashku me disa miq të tij, por ndodhi e papritura. Rojet e sigurisë kanë nxjerrë me forcë Haaland nga klubi i natës. Ai debatoi dhe me rojet e sigurisë dhe i gjithë momenti u filmua dhe u hodh në rrjetet sociale.
Videoja bëri xhiron e rrjetit, ndërsa miqtë e tij u përpoqën ta largonin që të shmangnin përhapjen e lajmit, pavarësisht se djaloshi i artë donte të vijonte debatin. 19-vjeçari nuk e shmangu dot përhapjen e videos në rrjetet sociale. Situata e çuditshme!
Haaland just got kicked out of the club in Norway? pic.twitter.com/AKI4IwrGJS
— Nikolai (@NRypdal) July 11, 2020