Një 27-vjeçare ka shpenzuar 15000 paund për operacione plastike që të duket njësoj si aktorja e njohur amerikane Penelope Cruz. Modelja Wanessa Moura ka kaluar 4 herë në sallën e operimit për të bërë hundën. Ajo thotë se nuk do të ndalet derisa hunda t’i duket njësoj si e yllit amerikan të filmave.
Wanessa e pranon që nuk e njeh më veten e saj në fotografitë e vjetra dhe se i pëlqen mënyra si duket tashmë, duke u krahasuar me 8 vjet më parë, kur ajo nisi të kryente ndërhyrjet plastike. “Më kanë thënë që dukem si Penelope dhe jam krenare për këtë. Hunda e saj është perfekte dhe nuk do të ndalem derisa ta kem njësoj si ajo”, ka treguar modelja. Ajo ka pranuar që do të përmirësojë edhe pjesët e tjera të trupit.