Besa Shahini ka zgjedhur të japë dorëheqjen nga posti i Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sportit.

Shahini ka thënë se arsyeja e largimit është fakti se e ka të vështirë që të vazhdojë edhe një mandat tjetër larg familjes së saj, që ndodhet në Kosovë. “E kam të vështirë të vazhdoj edhe një mandat tjetër larg familjes. Kisha fatin të kontribuoj për arsimin në Shqipëri. E paimagjinueshme diskriminimi për shkak të dialektit“.

Vendin e saj do e zërë deputetja socialiste e Qarkut të Elbasanit, Evis Kushi. I pranishëm në takimin ku Besa inofromoi largimin ishte edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij Rama ka shprehur vlerësimet për Shahinin duke shprehur keqardhje për largimin e saj pas mbarimit të mandatit. Deputetja Kushi tha se ishte privilegj dhe një përgjegjësi marrja e kësaj detyre nga ana e saj. (Lexo.al)