Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të PS do të prezantojë sot në orën 15:00 tek selia rozë plaftormën dixhitale online ‘’Deputeti që duam’’.

Mbledhja fillon sot në orën 15:00 teksa kjo platformë do të nxjerrë një vlerësim për çdo deputet të PS të mandatit të fundit për performancën e tij në këto 4 vite.

Vlerësimi do të jetë nga 1-5 teksa ndahet në 3 faza, nëntor, janar dhe shkurt teksa deputetët do të kenë mundësi të përmirësojnë vlerësimet. Në këtë platformë mund të votojnë si anëtarët e PS dhe qytetarët.