Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur për mundësinë që ai të bëhet president i Kosovës. Në gjykimin e ish-kryeministrit, ka ardhur koha që të zgjidhet president i vendit.
Ai shtoi se e ka marrë seriozisht kandidaturën e tij për president të vendit dhe mendon se ky është veprimi më i drejtë. Qysh e kam pa që ka ardhur puna, po, deklaroi Haradinaj në emisionin Tète a Tète. Presidenti i parë i yti dhe imi ka qenë presidenti Ibrahim Rugova. Me rrethanat që kanë ardhur besoj që është e drejtë kandidatura ime, ka përfunduar Haradinaj.