Diego Armando Maradona u nda nga jeta ditën e sotme. Fatkeqësisht, nuk kemi të bëjmë me një lajm të pavërtetë, siç ndodh shpesh me figurat e njohura, por legjenda mbylli sytë përgjithmonë në moshën 60-vjeçare. Ai pësoi një atak kardiak dhe nuk ia doli dot. Maradona kishte kaluar para 2 javësh një operacion në tru dhe e kishte përballuar me sukses sipas asaj që thonin mjekët.

Reagimi i parë që vjen nga Argjentina është i Federatës së futbollit. Ata kanë postuar foton e Maradonës me Kupën e Botës të fituar në 1986. Lamtumirë, Diego. Do të mbetesh në zemrën e çdo futbolldashësi në të gjithë botën, shkruhet në pistim.