Duke nisur nga e hëna në Tiranë do të nisë aplikimi i testit të shpejtë i antigenit për të gjithë ata qytetarë që kanë shenja të COVID-19. Në një lidhje skype për rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ ekspertja e ISHP-së, Eugena Tomini deklaroi se këto teste, ashtu siç u dha dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, do të jenë falas, ndërsa do të shpërndahen në disa zona të kryeqytetit si fillim dhe më pas në spitalet rajonale. Sipas saj, ky test duhet të bëhet brenda 5 ditëve të shenjave të COVID-19, ndërsa ka një vlefshmëri 100% të rezultatit.
“Nga e hëna nis aplikimi i testeve të shpejta. Testi antigjenik është test që bëhet tek personat që janë me shenja klinike dhe janë me virulencë të para. Duhet të bëhet brenda 5 ditëve të shenjave klinike. Më pas mjekët i familjes do të vijojë me testin e PCR-së. Duhet të referohen ata pacientë që janë me shenjë klinike dhe janë me virulencë të lartë. 100 % del rezultat i saktë. Mund të kemi shenja të ngjashme me COVID-19. Efikasiteti është 100%. Ky është një test shumë i shpejt, ndihmon shërbimin epidemiologjik. Ndihmon në përcaktimin e diagnozës. Nëse ne konfirmohemi pozitiv me këtë test, është me shenjë të barabartë me tamponin. Më pas është mjeku i familjes që i referohet këtij rasti nëse ai del pozitiv. Mjeku i familjes ka protokollin që duhet të zbatojë. Janë përcaktuar pikat fikse ku do te jene testet e shpejta. duke nisur që nga e hëna në Tiranë. Do të rifreskoheni me hartën gjeografike ky do të kryhen testet e shpejta. Shpërndarje gjeografike në të gjitha skajet e Tiranës, që të jemi m afër popullatës dhe individëve të sëmurë.”, tha Tomini.