“Kjo garë është për vendin e dytë në zgjedhjet e 14 shkurtit. E në atë garë, as unë as zonja Presidente, as s’kemi çfarë bëjmë as s’kemi çfarë kërkojmë”, ka qënë kjo përgjigja e kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti, ndaj ftesës së hapur të kreut të PDK-së Enver Hoxhaj për të zhvilluar disa debate televizive.
“Për më shumë e ftoj z. Kurti në pesë debate televizive. Një debat për ekonominë, një debat për shëndetësinë, një debat për sundimin e ligjit, një për sistemin arsimor, e një debat për politikën e jashtme, e një debat të fundit të gjashtin, me 12 shkurt për të gjitha temat e mundshme”, u shpreh Enver Hoxhaj gjatë konferencës së djeshme. E megjithatë një kërkesë e tillë duket se është refuzuar nga ish-kryeministri.
Dëshirën që kandidatët për kryeministra të jenë në një panel me debate, e shprehën edhe shumë drejtues të mediave, pasi asnjëherë më parë nuk ka ndodhur në Kosovë që kandidatët për kryeministra, të jenë në një debat televiziv.