Trajneri i Interit, Antonio Conte, foli për DAZN pas ndeshjes së barazuar në Romë ndaj ekipit verdhekuq.

Mendoj se sot kemi luajtur një ndeshje të mirë, edhe në pjesën e parë, kundër një Rome që ka të njëjtat objektiva me ne. Janë forca e tretë e kampionatit. Të vish këtu dhe të bësh këtë ndeshje do të thotë që je ekip i mirë dhe i organizuar. Jemi skuadër.

Por, pse zëvendësimet e Hakimi, Lautaros dhe Vidalit që i dhanë hapësira Romës më pas të sulmonte?

Vidal kërkoi zëvendësimin për shkak dëmtimi. Lautaro dhe Hakimi vrapuan shumë dhe shpenzuan energji. Nuk ka asgjë të keqe t’i besosh edhe stolit. Barazimi erdhi sepse kur një ekip humbet hidhet totalisht në sulm dhe kur një ekip fiton ka pak ankthin mos ta barazojë ndeshjen dhe mbrohet. Merkato? Objektivat e klubit meten ato të gushtit, pra që merkato është ok me atë që është bërë dhe futbollistët që kemi. Kur Fonseca tha se është vështirë t’i gjesh Interit kundërlëvizje është përgëzim, pasi kemi gjetur një strukturë loje që është e mirë.