Konkurrentja e ‘Përputhen’, Ana Kauri ka bërë reagime të njëpasnjëshme në Instagram për lidhjen e fshehtë të Beartit dhe Teas. Së fundmi ajo ka postuar një paragraf në rrjetet sociale duke e akuzuar Tean se ajo ka dashur t’ia di vetëm për famën. Ana dhe Tea nuk kanë pasur marrëdhënie të mira as gjatë kohës që ishin në ‘Përputhen’ dhe si duket Ana mezi e ka pritur momentin ‘të hakmerret.’
“Hap sytë në mëngjes dhe më del para e vërteta e Tea Trifonit. Pash Zotin o Tea tani të ra ndërmend publiku ty ? Nuk kujtoheshe për ta kur shikoje fan paget Tea-Andi apo kur shihje ndjekësit që të rriteshin dita ditës vetëm nga kjo lidhje e supozuar apo kur shikoje editimet qe bëheshin për ju të dy ? Ku ishte Tea të thoshte? Po Bearti ku është? Apo po i pëlqente ajo që po i servirej nga fama? Askush nuk të detyron të bësh diçka që nuk do ta bësh !! Apo të mbeti merak që nuk e bëre dot vi kti mën brenda dhe po e bën jashtë?”, ka shkruar Ana.